Ramushi me fëmijët shkojnë te liqeni i Jazhincës: Kosova i ka vërtetë të gjitha!
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotshme bashkë me fëmijët e tij ka shkuar në liqenin e Jazhincës.
Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai ka postuar disa fotografi nga liqeni i Jazhincës, transmeton Indeksonline.
Ai e ka quajtur perlë të natyrës së Kosovës.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramush Haradinajt:
Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!

