Crystal Palace i rrëmben 3 pikë, e mposhtë Manchester United-in
Sot skuadra e Manchester United e ka pritur në ‘Old Trafford’ skuadrën e Crystal Palace në kuadër të gjiros së tretë në Premier Ligën angleze, shkruan Indeksonline.
Ishte skuadra e Crystal Palace që kaloj në epërsi në minutën e 32 me anë të futbollistit Jordan Ayew.
Më pas në minutën 69, Manchester United pati mundësinë të barazonte shifrat me anë të penalltisë, por këtë mundësi e humbi Marcus Rashford i cili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.
U desh të prisnin deri në minutën e 89 kur futbollisti i talentuar i Manchester United, Daniel James barazoi shifrat në 1 me 1 me një gol të bukur.
E kur gjithçka u duk se morri fund me rezultat të barabartë, ishte njëkundërsulm që erdhi si pasojë e topit të humbur nga Pogba që mundësoi që Crystal Palace në minutat e fundit të lojës shtesë të kalonte në epërsi me anë të Patrick Van Aanholt.
Pra, skuadra e Crystal Palace arriti të rrëmbente 3 pikë të rëndësishme në fushën e Manchester United. /Indeksonline/