Policia jep detaj për aksionin kundër lojërave të fatit në Podujevë – Gjashtë persona të arrestuar
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë një aksion për mbylljen e lojërave të fatit në Podujevë.
Nga ky aksion i Policisë gjashtë persona janë arrestuar, ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Indeksonline.

“Me datë 24.08.2019, Njësitet policore te Podujevës, te mbështetur nga Njësiti për reagim te shpejte, kane zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. “
“Në këtë operacion janë arrestuar gjashte persona të dyshuar, te cilët pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë dërguar ne mbajtje.”
“Gjate këtij operacioni janë sekuestruar ne cilësinë e provave materiale ,
13- shtëpiza kompjuteri,
5 printerë si dhe gjësende te tjera qe mund te shërbejnë si dëshmi për rastet ne fjale.
Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti te kaloj ne institucionet kompetente.”, tha Ahmeti./Indeksonline/