Gashi i lumtur për kthimin në New York, ka diçka për të thënë
Reperi i njohur ‘Gashi’ emri i vërtetë i të cilit është Labinot ‘Larry’ Gashi ka prejardhje shqiptare dhe ka arritur një sukses mjaft të lartë në arenën ndërkombëtare me projektet e tij muzikore, shkruan Indeksonline.
Gashi tanimë jeton dhe vepron në New York, ku edhe e zhvillon veprimtarinë e tij.
Ai në secilin rast me krenari e ka pranuar dhe e ka publikuar vazhdimisht prejardhjen e tij shqiptare.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar : “U ktheva në NYC, nuk dua të kthehem në LA”.
Kujtojmë që gashi në fillim të muajit ishte në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Indeksonline/
