Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet
Kanë përfunduar 45 minutat e parë në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Gjilan, Drita është në epërsi ndaj Flamurtarit me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e pestë.
Në ndeshjen tjetër, Vushtrria dhe Trepça ’89 po luajnë baras me rezultat 1-1.
Mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Mujës ndërsa ka barazuar Raboshta. /IndeksOnline/