18:17 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Zakut të Podujevës.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku në mesin e tyre edhe një veturë e polcisë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar edhe për Indeksonline se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

“Sot rreth orës 8:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kerrpimeh- Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë katër persona. Me rastin po merren njësitet përkatësë”, ka thënë zëdhënësja e Policise së Kosovës, Flora Gashi

.