75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Objekti i ri i Emergjences, komunës së Podujeves i kushton rreth gjysmë milioni euro

Banoret e Komunës së Podujevës brenda një periudhe të caktuar kohore, shërbimet emergjente do të mund t’i kryejnë në një objekt të ri.

Lidhur me këtë komuna e Podujeves e drejtuar nga Agim Veliu i LDK-së ka arritur të kurorëzojë kontraten më të re gjatë muajit gusht, shkruan Indeksonline.

Ani pse vlera e parashikuar e saj ka qenë 650.000,00 euro, ajo është finalizuar për 519.688,87 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 624.028,71 euro. Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës pritet të përfundojë brenda 24 muajve. E ky tender u është besuar operatoreve ekonomik ” INTERING CONSTRUCTION ” SH.P.K.; ” MEL Engineering ” SH.P.K. /Indeksonline/