Kjo është shtëpia e ëndrrave që Barack dhe Michele Obama tentojnë ta blejnë
Gjatë sezonit verorë kur Barack Obama dhe gruaja e tij Michele morrën me qira një shtëpi buzë detit në Massachusetts. E duket se kjo pronë ju ka pëlqyer shumë çiftit sa që ata tanimë dëshirojnë ta blejnë shtëpinë në çdo mënyrë, transmeton Indeksonline.
Mediat amerikane kanë treguar se shtëpia ka qenë në shitje në vitin 2015 për 22.5 milionë dollarë, por që tani ajo mund të blihet me 14.85 milionë dollarë.
Shtëpia e ‘ëndrrave’ ka sipërfaqe prej 650 m2 teksa përbënë dhoma gjumi, banjo kuzhinë dhe oxhak.
Pozicioni i saj rreth një ambienti piktoresk shtrihet nëpër gjelbrim, teksa ka afër një plazh të bukur. /Indeksonline/



