Ja kur hapet afati kalimtar, në basketbollin kosovar
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga 27.8.2019 deri më 7.9.2019 do të jetë afati kalimtar për të gjitha grupmoshat, si edhe paraqitja e lojtarëve të huaj.
FBK-ja ka lutur ekipet që për paraqitjen e lojtarëve të respekoni rregulloret për kalim dhe regjistrim të lojtarëve.
Megjithatë, disa prej skuadrave të Superligës tashmë i kanë kryer përforcimet për edicionin e ri, teksa tashti mbetet vetëm regjistrimi i basketbollistëve në Federatë.
Midis tyre janë skuadrat si Rahoveci, Prishtina e Ylli, që në radhet e tyre kanë sjell mjaft basketbollistë cilësorë.