Limaj takohet me Lëvizjen për Bashkim, diskutojnë për koalicion
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në këto momente është duke zhvilluar takim me subjektin politik, Lëvizja për Bashkim.
Indeksonline mëson nga burimet e saj se takimi është duke u mbajtur në Hotel ‘Sirius’ dhe po temë diskutimi është një koalicion i mundshëm.
Vlen të kujtojmë se Nisma vetëm se ka lidhur një koalicion me AKR-në. Subjekti politik Lëvizja për Bashkim pritet që të jetë partia e radhës që do t’i bashkëngjitet këtij koalicioni.
Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij takimi.