75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Si e shpenzon pasurinë Rihanna?

Rihanna është cilësuar si muzikantja më e pasur e femrave nga Forbes, dhe e tejkalon vetë Mbretëreshën e Popit, Madonna. Kjo nuk na befason, duke marrë parasysh gjithçka që këngëtarja ka realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara.

Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty. Po si e shpenzon pasurinë e saj ylli i muzikës.

Ishulli privat – Këngëtarja aktualisht është duke punuar për një këngë të re dhe mori me qira një ishull privat në Angli për të regjistruar muzikën. Kostoja e ishullit? 25,000 dollarë.