Boll e gjatë është Sellma, por doli një nuse për te cilën i duhej shkalla
Sellma e ka dëshmuar edhe këtë verë se mbetet alternativa më e mirë për tu dukur bukur.
Me shumë punë, angazhime, termine, profesionalizëm e cilësi, Sellma ka kaluar një verë tjetër të bereqetshme.
Por, në studion e saj sot ishte një nuse pak me ndryshe, e cila ia vuri në pikëpyetje edhe gjatësinë.

Ani pse Sellma është e gjatë plot 1 metër e 76 centimetra, nusja shtatgjatë bëri që Sellma të asistohej me shkallë në punën e saj.
“Nusja dy metra na ka dal” shkruan grimerja e famshme në publikimin e pamjeve. Me shkallë e pa shkallë, Sellma ia doli edhe kësaj radhe ta tregoi perfeksionin e saj pasi që nusja e gjatë dukej si një kukull./Indeksonline/