75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sllovenia s’ia var fare Serbisë, kur është fjala për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, e ka pritur në aeroportin “Nicola Tesla” kryeministrin slloven, Marjan Sarec.

Raportet midis dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyera, deri te çështja e Kosovës.

Daçiq ka thënë se e vetmja çështje e rëndësishme për të cilën nuk ka konsensus midis dy shteteve, është Kosova.

Por, ndryshe mendojnë liderët sllovenë, të cilët i kanë thënë Serbisë se qëndrimi i shtetit të tyre për Kosovën nuk ndikon aspak në raportet e tyre.

Serbia dhe Sllovenia ende nuk kanë zgjidhur shumicën e çështjeve të pronave, andaj interesi i vizitës së Sarecit është që të diskutohen këto çështje, e jo qëndrimi i Sllovenisë për Kosovën./Indeksonline/