Neville: Treshja e Liverpoolit vlen 500 milionë euro
Analisti i Sky Sports, Gary Neville, ka lavdëruar politikën e Liverpoolit sa u përket transferimeve.
Legjenda e Manchester Unitedit është fokusuar te treshja e sulmit, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.
Sipas Neville vlera e këtij grupi në treg është 500 milionë euro.
“Liverpool i ka blerë tre sulmues nga 30 milionë funte dhe i ka shndërruar në lojtarë që vlejnë 150 milionë funte, secili nga ta” ka thënë Neville. /Indeksonline/