75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia me aksion të suksesshëm në Klinë, mbyll lokale, konfiskon marihuanë e thika

Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

 Njësite policore të stacionit policor në Klinë, kanë verifikuar disa lokale në Komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko baret si edhe lokalet e tjera në këtë qytet.

Gjatë këtij plani janë iniciuar  2 (dy) raste për mosrespektim të orarit të punës, ndërsa në njërin lokacion gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar, 1.5 gramë narkotik, lloji marihuanë, 1(një) mulli për bluarje marihuane dhe 2( dy) mjete te mprehta (thika).

 I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është cilësuar ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

 Policia ka marrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mosrespektimin e orarit zyrtar të paraparë.

 Më këtë plan do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP- Pejë.