75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zv.ministrja Krasniqi: Ministria e Tregtisë në fokus fuqizimin e grave në biznes

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin po marrin pjesë 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës, në Komunën e Gjilanit.

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë hapjen e këtij panairi, duke theksuar se objektivat e ministrisë janë fuqizimi i gruas në biznes.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë që sot të jemi në hapjen e panairit ”Gratë në biznes dhe artizanate”. Panairi është përkrahur plotësisht nga MTI-ja përkatësisht nga KIESA dhe ndihemi mirë që bizneset e tilla po
fuqizohen dhe po përkrahen, duke e ditur se tashti MTI-ja ka objektivat e veta që të fuqizohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke fuqizuar kështu zhvillimin ekonomik, mundësinë e punësimit në Kosovë dhe absolutisht kjo është punë e palodhshme e MTI-së”, ka thënë Krasniqi.
Zëvendësministrja tha se vendosja e taksës nga ministri i MTI-së, Endrit Shala, ka krijuar hapësirë për zhvillim të bizneseve kosovare.
“Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës u ka dhënë mundësi të drejtpërdrejtë fuqizimit të bizneseve në Kosovë dhe të bërit biznes në Kosovë, tashtimë është më i lehtësuar dhe është i përkrahur nga institucionet përkatëse dhe do të kenë mundësinë e
vazhdueshme që të zhvillojnë aktivitetet e tyre”.
Krasniqi tha se gratë në biznes dinë të bëjnë mrekulli dhe ja dalin gjithmonë. “E di që është e mundimshme, e di që kërkon angazhim dhe aktivitet, por e di që aty ku është gruaja, sigurisht nuk do mungon edhe suksesi. Unë ndihem mirë që MTI-ja ka përkrahur gratë në biznes dhe do
vazhdojmë t’i përkrahim ato dhe të gjitha bizneset që Kosova të jetë më e zhvilluar ekonomikisht dhe mundësia e të bërit biznes të jetë më e lehtësuar”, tha Krasniqi. Panairi do të jetë i hapur tri ditë rresht dhe tashmë është tradicional.