75 Mall Live Search
17:23 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha pozon pranë aktorit John Travolta

Bebe Rexha ishte mbrëmë pjesë e eventit të madh të ndarjes së çmimeve presitgjoze MTV – VMA dhe ajo nuk u kthye duar thatë në shtëpi, shkruan Indeksonline.

Krahas emrave më të njohur botërorë ishin nominuar edhe vajzat shqiptare Bebe Rexha dhe Ava Max.

29- vjeçarja ishte e nominuar në kategorinë ”Song of the summer” me hitin ”Call you mine” dhe në kategorinë ”Video Dance” me dy këngë: ”Say my name” dhe ”Call You mine”. Bebe arriti të rrëmbente çmimin ”Video Dance”  me ”Call yon mine”, të cilën ajo e solli kohë më parë në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Krahas çmimeve që rrëmbeu, këngëtarja shqiptare publikoi fotografi edhe me aktorin legjendarë të filmit aksion John Travolta në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që Bebe është një vajzë me prejardhje shqiptare tejet e talentuar në muzikë dhe ka krijuar shumë hite. /Indeksonline/