Ava Max publikon videoklipin e këngës ‘Torn’
Këngëtarja e njohur ndëkombëtarisht Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Ava Koci e që është me origjinë shqiptare së fundmi ka publikuar videoklipin që e shoqëron këngën e saj ‘Torn’, shkruan Indeksonline.
Kënga ishte publikuar në Youtube ditë më parë mirëpo pa videoklip, duke u pëlqyer shumë nga publiku.
Tanimë mund ta gjeni këngën së bashku me videoklipin që e shoqëron, e që me siguri do të ketë edhe më shumë sukses.
Kujtojmë që Ava Max mbrëmë ishte e ftuar në MTV-VMA ku ndezi atmosferën me performancën e saj si dhe ishte e nominuar për çmimin “The Best New Artist” por që nuk arriti ta fitonte. /Indeksonline/