75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Vushtrri

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka arritur që në vend të ngjarjes të arrestoj një person të dyshuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Sonte rreth orës 21:00, në Vushtrri është raportuar pët të shtëna, Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa si prova materiale ka sekuestruar një armë, dhe një gëzhojë, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.

Me rastin janë duke u marrë njësi përkatëse policore./Indeksonline/