75 Mall Live Search
07:31 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Infiniti ndryshon dizajnin e modeleve të reja

Shefi ri i dizajnit, do të sjellë shumë ndryshime

Taisuke Nakamura është shefi ri i dizajnit në Infiniti, që do t’i ndihmojë këtij prodhuesi që të ndryshon disenjin e modeleve të reja dhe të përshtatet sa më shumë me makinat elektrike.

Duke filluar nga një shtatori, drejtuesi i ri do të punojë në dy modele të reja si QX Inspiration dhe Prototype 10 Speedster.

“Forma e disenjit të veturave, ka ndryshuar shumë, që kur është shtuar teknologjia dhe është ndryshuar sistemi i funksionit të brendshëm”, kanë thënë zyrtarë të Infiniti në një raport.

Kjo konsiderohet edhe arsyeja, pse është zëvendësuar shefi i dizajnit, si dhe një pjesë e stafit. Mirëpo, do të vazhdohet puna e lënë në gjysmë në QX70 të ri, që është një crossover shumë i pëlqyeshëm.

Në mesin e modele të reja të Infiniti, do të jetë edhe një Prototype 10 pa kulm, si një makinë sportive shumë moderne dhe e mirë.