Kosova pëson humbje në 2 konkurencat, në ndeshjet e para
Ekipi i Kosovës në dy konkurencat ka pësuar humbje në ndeshjet e para ndaj Portugalisë, përkatësisht ndaj Sllovenisë.
Ekipi i Kosovës në konkurrencën e meshkujëve në beach volley, Faton Mustafa dhe Armend Berisha, pësuan humbje ndaj Portugalisë, 2:0 në sete (21:15 dhe 21:13), transmeton Indeksonline.
Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave në beach volley, Valmira Ramadani dhe Dhuratë H. Sylejmani, pësuan humbje nga dyshja sllovene, Fabjan – Kregar, 2:0 në sete (21:16 dhe 21:17)., në ndeshjen e parë të grupit B të lojërave mesdhetare në rërë, ”Patra 2019”./Indeksonline/