75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partitë serbe me marrëveshje për koalicionin parazgjedhor

Subjektet politike serbe nga Kosova nënshkruan një marrëveshje sot në Graçanicë për një pjesëmarrje të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor.

Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkoviq (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, ka njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit.

Ndryshe, Lista Serbe ka bërë të ditur më herët se lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e tetorit do të bashkërendojë vendimet me Beogradin zyrtar.