Ibrahimi merr pasaportën e Kosovës, gati për ndeshjet e shtatorit
Kosova po bëhet gati për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Dardanët do të presin në “Fadil Vokrri” Republikën Çeke derisa më pas do të udhëtojnë për tu ndeshur me kundërshtarin më të fortë të grupit, Anglinë.
Për këto sfida do të jetë gati edhe mbrojtësi i Heerenven, Ibrahim Dresevic.
Futbollisti me prejardhje nga malësia sot ka marrë edhe pasaportën e Kosovës në shtetin ku ka lindur, Holandë.
Ai është në formë të jashtëzakonshme ku ka shënuar edhe gola shumë të bukur. /IndeksOnline/
