75 Mall Live Search
19:10 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksioni i Policisë në Ferizaj, konfiskohen traktorë dhe motosharra

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” në rajonin e Ferizajt.

Nga ky plan operativ mirë i organizuar nga Policia janë arrestuar disa persona.

Gjatë realizimit të planit në malet e fshatit Jezerc, Policia ka konfiskuar katër traktorë dhe katër motosharra.

Raportohet se personat janë kapur nga Policia duke vjedhur dru në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë bërë prerje ilegale.

Të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të merren masat e duhura ligjore./Indeksonline/