Takohen Daut Haradinaj e Ilir Meta
Daut Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Vëllau i kryeministrit në largim e ka vlerësuar qëndrimin e Metës ndaj Kosovës 100% shtet.
“Isha i nderuar nga pritja e Presidentit Meta.
Mirënjohës ndaj qëndrimit të tij për Kosovën 100% shtet” shkruan Haradinaj në Facebook.
Ndërkaq, presidenti Meta e ka quajtur inkurajues takimin para ngjitjes në majën e Korabit.
“Një teke raki Skrapari me mikun tim Daut Haradinaj është inkurajuese përpara ngjitjes në majën e Korabit” shkruan presidenti.