75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Në VV më kërkonin ta rrëzoja shtatoren e Rugovës

Çështja e respektimit ose jo të figurës së Ibrahim Rugovës në Lëvizjen Vetëvendosje është bërë një temë shumë interesante në skemën politike të Kosovës.

Kryteari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një intervistë në “Debat Plus” ka folur për trajtimin e kësaj teme sa ishte pjesë e VV-së.

Ai ka thënë se kur ishin bashkë, kur shkonte në zyrat e partisë e pyetnin me shaka se a e ka rrëzuar shtatorën e Ibrahim Rugovës në Prishtinë.

Kur shkoja në zyre si me shaka më thonin se a e rrëzove bustin e Ibrahim Rugovës a hala“, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se anëtarë të LDK-së i kanë kërkuar Albin Kurtit të vizitoj varrin e presidentit historik me kusht që të realizojnë bashkëpunimin. /IndeksOnline/