Gashi publikon këngën e re ‘Safety’
Reperi me prejardhje shqiptare Gashi së fundmi ka publikuar këngën e re me titull ‘Safety’, shkruan Indeksonline.
Gashi është i njohur ndërkombëtarisht por edhe në tregun shqiptarë gëzon një respekt të madh duke qenë se vazhdimisht e ka pranuar me krenari prejardhjen e tij.
Së fundmi ai ka publikuar projektin e ri muzikorë me titull ‘Safety’ në bashkëpunim me Dj Snake.
Kujtojmë që në fillim të muajit gusht Gashi ishte në Kosovë, me rastin e festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Prishtinë. /Indeksonline/