75 Mall Live Search
00:28 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Drutë e buta për dimër, Istogut i kushtojnë mbi 110 mijë euro

Ditët e ftohta po arohen, me ç’rast komuna e Istogut ka menduar herët të zgjidhë çështjen e furnizimit me dru.

Ditë më parë komuna e udhëhequr nga Haki Rugova i LDK-së, ka finalizuar kontraten e radhës, shkruan Indeksonline.

Furnizimi me dru ahu, kësaj komune i ka kushtuar hiç më pak se 110.673,00 euro, ani pse për të njëjtën ishin ndarë 124.400,00 euro.

Bazuar në njoftim, me dru do të furnizohen institucionet komunale, arsimore dhe shëndetësore.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T “Charly”. /Indeksonline/