75 Mall Live Search
07:20 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

KFOR-i vazhdon stërvitjet në të gjithë vendin

Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.

Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.