75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident ndërmjet veturës dhe skuterit, 2 persona të lënduar

Ka ndodhur një aksident para pak minutash te parku i qytetit, në Prishtinë.

Një person me skuter është goditur nga një veturë, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këto pamje të Indeksonlineit, ngasësi i skuterit nga goditja ka dalë jashtë rrugës, në trotuar.

Rastin e kanë konfirmuar për Indeksonline-n edhe zyrtarë policorë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ”Rrustem Statovci”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Ndërsa, nuk mungoi ndihma e qytetarëve për të ofruar ndihmën./Indeksonline/