I caktohet paraburgimi shoferit, që goditi për vdekje 13-vjeçaren, në Pejë
Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale rrezikim i trafikut publik
Gjykata Themelore e Pejë – Departamenti i përgjithshëm penal, ka miratujar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se:
Më 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me të vërejtur biçikletën tenton t’i shmanget aksidentit duke devijuar në të majtë ku me pjesën e parë ballore të veturës e godet biçikletën të cilën e drejtonte tani e ndjera A.B dhe e bart disa metra, e si pasojë e lëndimeve e aksidentuara ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.
Të pandehurit E.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.