75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ia marrin me forcë veturën, arestohen 3 persona, në Drenas

Tre persona janë arrestuar në Drenas, pasi ata ia kanë marrë me forcë viktimës veturën.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe 21 fishekë.

Vetura që ka qenë e grabitur është gjetur, ndërsa të të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme( e mërkurë)).