Ish-deputeti Florin Krasniqi, duke e bartur në krah ushtarin e plagosur, në Koshare
Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është një ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila arriti të hapte kufirin Kosovë-Shqipëri.
Atje për herë të parë thyhet kufiri Shqipëri-Kosovë, kurse ushtria serbe kishte pësuar humbje të mëdha, shkrun FMimages.net
Në një reportazh të televizionit amerikan NBC shihet më së miri se çfarë luftimesh të rënda ishin zhvilluar, në Koshare.
Në video shihet ish-deputeti Florin Krasniqi, i cili po barte në krahët e tij një ushtar të UCK-së të plagosur që kishte ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë.