75 Mall Live Search
16:48 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në veshje të thjeshtë, por Kendall Jenner edhe kështu vëmendje ‘rrëmben’

Ajo është modelja më e paguar në botë.

Dhe Kendall Jenner shfaqi linjat e saj super seksi në veshje të thjeshtë teksa u fotografua në rrugët e Los Angjelosit gjatë të mërkurës pasdite, transmeton Indeksonline.

23 vjëçarja në një bluzë të shkurtër dhe xhinse të gjera, nuk harroj të ekspozonte belin e hollë dhe format e përkryera, derisa u tradhtua nga veshja e cila gati sa nuk ia ekspozoj gjoksin.

Super modelja e listës A në Hollyëood nuk heziton asnjëherë të shfaqet e thjeshtë, në të shumtën e kohës, Kendall tregon fytyrën e saj pa grim dhe është një nga vajzat e familjes Kardashian-Jenner e cila nuk ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj.

Ndryshe, sapo ka përfunduar pushimet me mikeshën e saj, Hailey Baldwin, duke iu rikthyer angazhimeve profesionale./Indeksonline/