Dhjetëra futbollistë i kanë thënë lamtumirë Kosovës për një jetë më të mirë
A ju ka marrë malli t’i shihni këta lojtarë në Superligën e Kosovës?
Viteve të fundit shumë futbollistë e kanë braktisur futbollin e Kosovës për arsye të ndryshme.
Megjithatë emëruesi i përbashkët i të shumicës së problemeve janë kushtet financiare. Indeksonline ka hulumtuar për lojtarët që janë larguar nga Kosova gjatë 5 viteve të fundit dhe lista duket bukur e gjatë.
Disa janë munduar të vazhdojnë karrierën futbollistike në vendet e huaja por këtë profesion më tepër e ushtrojnë për qejf se sa për të fituar para.
“Ishim kampion aktual dhe mbetëm 10 muaj pa rroga. Kushtet nëpër klubet e Kosovës na kanë shtyrë që të largohemi” thotë Bahri Kera për Indeksonline.
Në vitin 2014 Llamkos Kosova ishte shpallur kampion i Kosovës dhe Kera në atë kohë ishte kapiten.
Këta janë vetëm disa nga futbollistët nga qytete të ndryshme që e kanë braktisur futbollin e Kosovës:
Granit Kolshi
Florent Papuqi
Drilon Berisha
Bahri Kera
Burak Kera
Egzon Feka
Naim Hyseni
Valdrin Rashica
Besim Hyseni
Shkelqim Pacolli
Behar Kurteshi
Ruhan Foniqi
Ylber Myrta
Atdhe Gashi
Roland Duraku
Shpat Tetrica
Arjan Jasiqi
Alban Dylazek
Gjergj Bushaj
Armend Zaberxha
Mërgim Rexhaj.
/Indeksonline/