Lëshohet për qarkullim ura te rrethrrotullimi në Lakrishte
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar se është lëshuar për qarkullim ura perëndimore të rrethrrotullimi në Lakrishte.
Kjo urë është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ahmetit:
Prej sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.
Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës.