75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo me fjalë të mëdha për Messin

Ronaldo mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për më të mirët e Evropës.

Portugezi nuk fitoi asnjë çmim edhe pse ishte i nominuar, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Ronaldo pati fjalë të mirë për rivalin e tij, Messin.

“E kemi ndarë këtë skenë për 15 vjet, unë dhe ai. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në futboll, nuk është e lehtë. Ai më shtyu dhe unë e shtyva atë gjithashtu. Është e mrekullueshme të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam atje, dhe sigurisht, ai është po ashtu. Ne nuk kemi ngrënë darkë së bashku ende, por unë shpresoj që do të ndodh në të ardhmen.”/Indeksonline/