Modelja e njohur pozon gjysmë e zhveshur për revistën ‘Vogue Brasil’
Modelja e famshme, Gigi Hadid ka pozuar së fundi për revistën ‘Vogue Brasil’.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga fotosesioni që e ka realizuar për revistën e famshme.

24 vjeçarja u shfaq gjysëm e zhveshur, ndërsa poshtë mbante veshur një palë geta prej rrjete që zbulonte më shumë se që duhej nga linjat e saj.

Gigi ka mbuluar ballinën e “Vogue Brasil” e cila publikohet në numrin e muajit shtator.

Ndryshe, pas ndarjes nga Zayn Malik, modelja ka filluar një romancë të re me Tyler Cameron./Indeksonline/