‘Xhesika’: Nuk kam synime për poste politike
Aktorja e njohur e cila bëri famë nga roli i ‘Xhesikës’ në serialin ‘O Sa Mirë’, Arta Nitaj dje bëri të ditur se ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
E ftuar në tv Dukagjin ka folur më shumë rreth anëtarësimin e saj në politikë dhe si ka ardhur deri tek kjo.
“Dje e kam zyrtarizuar aderimin në PDK, por është me rëndësi të them se nuk kam synime për ndonjë post, është një antarësim i thjeshtë”, u shpreh aktorja.
Nitaj është tejet e ndjekur në rrjetet sociale, dhe sipas saj ajo ka influencë të madhe në to, nga tani aty do të mund t’i shohim postimet që kanë të bëjnë me aktivitet dhe punën e partisë.
“E kemi pasur fatin të jemi më të ndjekur dhe kjo na bën te kemi influencë te shoqëria. Në Instagram unë kam rreth 170 mijë followers dhe të paktën 10 mijë prej tyre mund të shohin punën e PDK-së përmes postimeve të mia”, tha Arta./Indeksonline/