“Not 20 Anymore” është kënga më e re e Bebe Rexhës
Bebe Rexha së fundmi ka lansuar këngën e re “Not 20 Anymore” të cilën e ka paralajmëruar tash e disa ditë, shkruan Indeksonline.
Kënga është publikuar e shoqëruar me një videoklip interesant dhe tanimë gjendet në kanalin e këngëtares në Youtube.
Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje shqiptare me këngët e saj ka arritur të kap shifra milionëshe të dëgjueshmërisë.
Ajo është krijuese e shumë hiteve dhe ka arritur të bëjë për vete një numër të madh të fansave. /Indeksonline/