“Baci” feston ditëlindjen, tregon sa vjet i ka mbushur
Behxhet Pacolli feston sot ditëlindjen. Presidenti i AKR-së ka shkruar në Facebook me rastin e ditëlindjes së tij.
“Baci” ka njoftuar se sot mbush 68 vjet, ndërsa ka një falënderim të përgjithshëm.
“Sot është ditëlindja ime e 68-të dhe po marrë shumë urime nga të gjitha anët. Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më urojnë. Ju jeni një pjesë e rëndësishme e jetës sime, faleminderit, dhe festofshi gjithmonë edhe ju”, shkruan Pacolli./Indeksonline/