Neymari- Barcelona drejt fundit, s’ka marrëveshje midis klubeve
Rikthimi i Neymarit në Barcelonë me sa duket s’do të ndodhë pasi bisedimet midis klubeve kanë përfunduar sot.
Kjo sipas Mundo Deportivos, të cilët raportojnë se Barcelona janë tërhequr nga gara për reprezentuesin brazilian, transmeton Indeksonline.
Kërkesat e PSG-së për Neymarin thuhet të kenë përfshirë Dembelen, Rakitiq dhe Todibo plus një shumë të majme parash.
E ardhmja e brazilianit mbetet e paqartë me tri ditë para përfundimit të afatit kalimtar./Indeksonline/
