Kosova me 5 mungesa të mëdha për ndeshjet e shtatorit
Selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, publikoi listën e të të ftuarve për kualifikimet e Euro-s 2020 ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu, do të jenë jashtë ndeshjeve të shtatorit e që do të jenë mungesa të mëdha për ekipin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kosova, do ta ketë edhe më vështirë pa yjet e tyre, megjithatë në listë janë rikthyer Valon Berisha dhe Bernard Berisha.
“Dardanët”, do ta zhvillojnë ndeshjen me Republikën Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, do të përballet me Anglinë në Southampton./Indeksonline/