75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Thirrje për kujdes gjatë lëvizjes së nxënësve në rrugë

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 8191 aksidente, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 58 persona si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurtë për fëmijët, sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

“Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, ju drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut. Në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Asociacionit Kosovar i Motorizimit AMRKS.

Këto institucione kanë dhënë edhe disa udhëzime dhe rekomandime me masa konkrete për prindërit dhe fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor:

“Udhëzohen prindërit që gjithmonë të shoqërojnë fëmijët nën moshën 10 vjeçare nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas, përveç kur shkolla gjendet fare në afërsi dhe fëmijët nuk kanë për të kaluar asnjë rrugë, prindërit dhe mësuesit duhet të sigurohen se fëmijët e tyre i njohin rregullat e lëvizjes të sigurt në rrugë dhe të sigurohen se ata i njohin shenjat e trafikut që u përkasin atyre, shoqërimi  i  fëmijëve  nga  shtëpia  deri  në  shkollë  dhe  anasjellas  duhet  të  bëhet përderisa prindërit të sigurohen se fëmijët e njohin mjaftueshëm rrugën dhe i praktikojnë në tërësi udhëzimet duke lëvizur të sigurte, prindërit dhe mësuesit duhet t’i udhëzojnë fëmijët që të përdorin të njëjtën rrugë çdo ditë dhe të shmangin shkurtesat dhe kryqëzimet e panevojshme, parkingjet, etj, fëmijët duhet të kanë veshje komode për të lëvizur li rshëm (jo veshje që kufizojnë lëvizjen e tyre). Mundësisht fëmijëve të ju vendosen në çanta ose në veshje të jashtme të trupit shirita fluoreshentë (shndritshme) për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik, udhëzoni dhe mësoni fëmijët që mos të lëvizin në rrugë ndërmjet automjeteve të parkuara,  vend punishteve ose pengesave tjera në rrugë, udhëzohen  prindërit  që  të marrin  nga  mësuesit  ose kujdestarët  orarin  e saktë të fillimit dhe mbarimit të mësimit dhe për çdo ditë të monitorojnë kohën dhe sigurinë e lëvizjes së fëmijëve, gjithmonë udhëzoni  dhe mësoni  fëmijët  se gjatë kalimit të rrugës  patjetër  duhet shikuar në të dyja anët e rrugës para se të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Të mos kalojnë rrugën edhe kur në semafor kanë shenjën e ndezur për kalim të lirë, pa i shikuar sërish të dy anët e rrugë s dhe pasi të sigurohen atëherë të kalojnë në anën tjetër të rrugës, fëmijët duhet të udhëzohen dhe mësohen të mos ndalojnë rrugës dhe nëse ata ndihen të pasigurt të kërkojnë ndihmë nga të rriturit, prindërit të sigurohen që transportimi i fëmijëve te tyre, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt nga kombibusët e licencuar dhe mjetet tjera motorike”, thuhet në komunikatë.

Fare në fund, luten të gjithë prindërit që të mos bllokojnë me automjetet e tyre hyrje-daljet e shkollave kur ata shkojnë për të shoqëruar fëmijët. Udhëzohen prindërit që automjetet e tyre t’i  parkojnë  më  larg  shkollës  dhe  të  ecin  deri  te  shkolla,  në  të  kundërtën  përveç  që vazhdimisht bllokojnë rrugët në afërsi të shkollave ata pa dashje rrezikojnë edhe sigurinë e nxënësve.