Pas letrës së Kurtit, mblidhet Kryesia e LDK-së!
Pak më parë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri një oferte publike për Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me koalicionin parazgjedhor.
Kurti propozoi që të garojnë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë për kryeministër, por që të bëhet ai që fiton më së shumti vota pas zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, Kurti ka shprehur gatishmërinë për një koncesion, që në listën zgjedhore numër një të jetë Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati për të cilin vendos Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Kjo letër e hapur e Kurtit ndaj Mustafës, ka mobilizuar partinë, të cilët tashmë janë mbledhur.
Mustafa ka ftuar në takim zyrtar të partisë dhe kandidatën për kryeministre, Vjosa Osmanin, për të biseduar lidhur me ofertën e Kurtit.
Ndryshe, sot deri në ora 00:00, partitë politike mundën të dërgojnë në KQZ, koalicionet e tyre parazgjedhore.
Zgjedhjet janë caktuar të mbahen të dielën e 6 tetorit./Indeksonline/