Ndeshja në mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit është anuluar për shkaqe sigurie
Kjo ndeshje mjaftë e përfolur siç duket nuk do të ndodhë ashtu siç është paraparë, kjo pasi që Petrit Mazrekaj kërkonte një vend neutral për tu ndeshur mirëpo djali i Arkanit nuk ka pranuar as një vend tjetër përveq Serbisë.
Për këtë arsyje boksieri kosovar e ka anuluar këtë ndeshje, duke u arsyetuar se janë shkaqet e sigurisë ato që kanë bërë që kjo ndeshje të mos ndodhë.
“Të dashur miq dhe adhurues të sportit, me keqardhje ju njoftoj se meçi i shumëpritur nuk do të realizohet me datë 31 gusht! Për arsyeje se boksieri serb dëshiron me çdo kusht që ky meç të realizohet në Serbi, mirëpo për shkaqe sigurie meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq boksieri serb, ndryshe i njohur si biri i Arkanit nuk pranon të boksoj diku tjetër pos vendit të tij!”, ka shkruar ai.
Sipas Mazrekajt ky meç pritet që të realizohet brenda vitit.
“ Mirëpo besoj se ky meç do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti por për datën dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky meç i shumë pritur mbetet të pritet në ditët në vijim dhe ju adhurues të boksit do të jeni gjatë gjithë kohës të informuar rreth kohës dhe datës që do të vendoset! I juaji, Petrit Mazrekaj!”, ka shkruar ai në këtë njoftim.