75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vajzat e Kombëtares së Kosovës sonte në “Fadil Vokrri” do të përballen kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot do të luajë në Prishtinë kundër Turqisë, ndeshja do të fillojë nga ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

Hyrja në stadium në ndeshje do të jetë falas, prandaj pritet që edhe numri i tifozëve për t’i përkrahur vashat tona në ndeshjen e tyre të parë të ciklit kualifikues për Euro 2021 të jetë e madhe, gjë e cila pa dyshim do t’i jepte atyre motiv shtesë.

Edhe futbollistet e Kosovës pas seancës së fundit stërvitore për këtë ndeshje kanë treguar vetëbesimin e tyre që këtë ndeshje do ta fitojnë./Indeksonline/.