75 Mall Live Search
19:09 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nisma dhe AKR, pritet të dorëzojnë koalicionin në KQZ

Nisma Socialdemokrate është partia e parë e cila do ta dorëzojë koalicionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Indeksonline nga burimet mëson se Nisma nuk do të bëjë asnjë koalicion tjetër, pos atë që aktualisht ka me AKR-në.

Ky koalicion do të dorëzohet rreth orës 20:45 në KQZ.

Ndërsa, LDK dhe VV ende nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja partitë.

Posti i kryeministrit ka lënë pezull mundësinë e një koalicionit mes këtyre dy partive

/Indeksonline/