75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Agim Bahtiri: Përfundimisht nuk ka koalicion me LDK-në

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili të premten e kaluar braktisi Aleancën Kosova e Re (AKR) për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë sot se nuk do të ketë koalicion mes VV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bahtiri ka deklaruar se refuzimi i LDK-së ndaj ofertës së Albin Kurtit “i garanton fitoren liderit të VV-së”.

“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social Facebook, të premten në mbrëmje.

Bahtiri ka thënë se “Kosova tashmë e ka Kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithsecilin para tij.