75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sveçla gozhdohet nga komentuesit: Po e dëmton Vetëvendosjen me shpifje për LDK-në!

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka marrë kritika nga aktivistë të VV-së pas deklaratave qesharake në profilin e tij në Facebook.

Ai deklaroi se “ka informata” që Lidhja Demokratike e Kosovës është duke negociuar lidhur me mundësinë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Shumë kisha pas dëshirë me dite , kah po i merr këto “dez”INFORMATA”.

“Të paktën mbaji për vete se po del blof.

“Sinqerisht kam respekt për ju, por me kësi lloj dezinformatash e dëmton Vetëvendosjen”, janë disa prej komentuesve.  /Indeksonline/